Policia ka njoftuar se një qytetar në Shtime ka dorëzuar në stacion policor një kuletë të cilën e kishte gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Në kuletë gjendeshin një patentë shoferi, letërnjoftim, kartelë bankare si dhe para në vlerë prej 90.65 euro. Pas verifikimeve, policia ka identifikuar pronarin, H.D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur për ta tërhequr kuletën.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, duke e vlerësuar rastin si një akt të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.




