Më 04.01.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas një mosmarrëveshjeje ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve rivale. Gjatë incidentit është përdorur armë zjarri, ku janë plagosur dy persona.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa dy të tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati. Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë.




