Një shtetas kosovar, B.K., 39 vjeç, i dënuar nga autoritetet e Lituanisë me 2 vjet e 3 muaj burgim, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në hyrje të Shqipërisë.
Sipas Policisë Kufitare, arrestimi u bë pas verifikimeve të koordinuara me Interpol Tiranën, pasi Gjykata e Vilniusit e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale: dëmtim i papërfillshëm i shëndetit, kërcënim për vrasje dhe terrorizim.
Interpol Tirana po vazhdon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Lituanisë.




