Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka depozituar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Hagës, duke pretenduar shkelje të të drejtave të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Avokatët theksojnë se Thaçi është përballur me masa të paligjshme, përfshirë sekuestrimin e kompjuterit, incizimin e bisedave private, kufizime në vizitat dhe vazhdimin e paraburgimit, vendime që sipas tyre janë marrë nga gjyqtarë të caktuar në mënyrë të gabuar.
Mbrojtja kërkon që të konstatohet shkelja e të drejtave të njeriut dhe të theksohet pavlefshmëria e aktakuzës për shkak të këtyre shkeljeve.




