Analisti politik Jeton Halimi ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vepruar me kujdes, duke shmangur gjuhën ofenduese dhe polarizuese dhe duke u fokusuar në bashkëpunim me partitë opozitare.
Halimi thekson se pa një marrëveshje politike me LDK-në ose PDK-në, Kurti mund të ketë votat për zgjedhjen e presidentit, por nuk mund t’i sigurojë ato pa dhënë diçka në këmbim. Ai vlerëson se mbështetja e presidentes Vjosa Osmani për këtë proces është e pamundur dhe situata pritet të zgjasë.
“Edhe sipas Kushtetutës, neni 90 i jep të drejtën presidentes të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Kurti me 61 mandate ka këto dy poste thuja të sigurta, por jo mundësinë për të siguruar votat e opozitës pa marrëveshje. Shpresojmë që të arrihet një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, dhe që presidenti të jetë nga LDK-ja, për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi qytetarët janë lodhur dhe buxheti i Kosovës po dëmtohet shumë”, tha Halimi për GazetaBlic.




