Hykmete Bajrami ka dalë gruaja më e votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke u renditur e dyta në listën e kandidatëve më të votuar të partisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prin me 86,152 vota, ndërsa Bajrami ka marrë 55,291 vota.
Pas saj vijnë Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.




