Teksa ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e votave me postë për t’u numëruar, një ulëse në Kuvend mund të ndërrojë ende parti.
Deri tani, pas numërimit të 2790 nga 2805 vendvotime, LVV ka 57 ulëse, PDK 23, LDK 14 dhe AAK 6.
Sipas Eugen Cakollit nga DnV, rreth 14 mijë vota me postë janë ende pa u numëruar dhe LDK-ja ka gjasa ta rikthejë ulësen e 15-të nga PDK-ja, ndërsa LVV e ka të vështirë të arrijë ulësen e 58-të.




