Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është regjistruar më 6 janar në fshatin Joviq të Malishevës.
Një mashkull rreth 49-vjeçar, Qerim Krasniqi, është dërguar nga familjarët në QKMF Malishevë pa shenja jete.
Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Hetimet janë duke vazhduar.




