Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve që hynë në fuqi në vitin 2026.
Sipas tij, në regjionin e Prishtinës tarifat për amvisëri janë rritur me 43.85%, ndërsa për biznese me 40.01%, pa pasur përmirësim të dukshëm në furnizimin me ujë.
Hoti thekson se humbjet në rrjet mbesin të larta, raportet e auditimit të kompanive të ujësjellësit kanë vërejtje serioze dhe ujërat e zeza, ndonëse paguhen, nuk trajtohen por derdhen në lumenj. Ai paralajmëron gjithashtu rritje të mundshme të energjisë elektrike dhe tatimit në pronë për biznese.





