Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të opozitës lidhur me përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq në Durrës dhe qytete të tjera të vendit.
Në një postim në rrjetin social X, Rama shkroi se është i habitur pse nuk po fajësohet edhe për përmbytjet që kanë përfshirë vende të tjera të rajonit, si Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Ai theksoi se reshjet e dendura kanë prekur gjithë rajonin, ndërsa prej ditës së martë moti i keq ka shkaktuar përmbytje, bllokim rrugësh dhe vështirësi për qytetarët në mbarë Shqipërinë.




