Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh të rremë në telefon, i cili pretendonte se asaj i ishte shqiptuar një “gjobë” trafiku dhe i kërkonte pagesë.
Ajo ka publikuar mesazhin në profilin e saj në Facebook, duke paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo skemë të tillë mashtrimi.
Deliu-Kodra ka theksuar se këto mashtrime po prekin një numër të madh qytetarësh dhe se vetëm me vigjilencë mund të ndalen.





