Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të reja, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar një mandat shtesë, duke arritur në total 15 deputetë në Kuvend.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur një mandat, duke zbritur në 22 deputetë. Deputeti që hyn në Kuvend nga LDK është Fadil Haderxhonaj, ndërsa deputeti që humb ulësen nga PDK është Bekim Haxhiu.
Numërimi i votave me postë vazhdon, ku deri tani janë numëruar 73.79% e tyre. Rezultatet përfundimtare pritet të japin pasqyrë të plotë të përbërjes së Kuvendit.




