Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një drejtuesi mjeti dhe kompanisë për ndotje të rrugës në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, mjeti ka qarkulluar pa siguruar ngarkesën, duke ndotur sipërfaqen rrugore.
Autoritetet rikujtojnë se dalja në rrugë me mjete të papastra ose ngarkesa të pasigurta është e ndaluar sipas ligjit. Gjoba u shqiptuar për moskujdesin e shoferit dhe përgjegjësinë e personit juridik.




