Zyrtarë të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) kanë inspektuar terrenin pas vërshimeve në disa komuna të Kosovës.
Sipas ARPL-së, gjendja është më e qëndrueshme sot, pas ndaljes së reshjeve, por në Komunën e Klinës janë evidentuar dëme në shtëpi dhe biznese, për shkak të pranisë së lumenjve kryesorë si Drini i Bardhë, Mirusha dhe Lumbardhi i Pejës.
ARPL njofton se situata mbetet në fazë emergjence dhe do të përgatisë një raport final pas qetësimit të plotë. Autoriteti fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.




