Policia e Kryeqytetit ka njoftuar arrestimin e S.B., 51 vjeç, i dënuar më parë me 2 vite burg dhe 3,000 euro gjobë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Ai u arrestua nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe është dërguar për vuajtje të dënimit. Drejtoria e Policisë thekson se veprime të tilla vazhdojnë për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar.




