Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 shënuan rekord historik në komunën e Suharekës, me gjithsej 33,831 vota të hedhura – shifra më e lartë ndonjëherë në historinë zgjedhore të komunës. Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare në shkurt të 2025-ës, dalja në votime është rritur me mbi 7,600 vota.
Një rol vendimtar në këtë rritje ka luajtur prania e madhe e mërgatës, e cila ka mundësinë të votojë gjatë pushimeve të fundvitit, si dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve në shumë fshatra dhe lagje të komunës. Ky rezultat tregon interesin e lartë qytetar dhe forcon legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje.




