Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me kërkesë të Komunës së Obiliqit, ka lejuar hapjen e përkohshme për qarkullim të rrugës Vodiçë – Dardhishtë, e cila kalon përmes zonës së KEK-ut.
Vendimi është marrë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Rruga do të mbetet e hapur vetëm deri në normalizimin e situatës, ndërsa qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë.




