Ridvan Tahiri dhe ekipet e tij janë nisur drejt Skënderajt për të ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet.
Në një intervistë për “Kosova Live”, Tahiri theksoi se situata kërkon një angazhim të gjerë, duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë në terren për të ofruar ndihmën aty ku situata është më kritike.




