Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon. Deri më tani janë aprovuar rreth 16,000 pako me fletëvotime që janë sjellë dhe verifikuar në Kosovë.
Megjithatë, ende mungojnë 3,185 pako të tjera të tërhequra më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në qytete të ndryshme europiane dhe jashtë saj: Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404). KQZ thekson se pakot e mbetura janë ende në proces transporti dhe do të përfshihen në numërimin e votave.




