Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse deri më 5 mars në mesnatë nuk zgjidhet presidenti apo presidentja e vendit.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Cakolli tha se ekzistojnë gjasa që Vjosa Osmani t’i sigurojë votat e nevojshme përmes bashkëpunimit me deputetë të LDK-së ose deputetë individualë, por theksoi se dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje të parakohshme.




