Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Gjakovën dhe Malishevën për t’u informuar nga afër mbi situatën pas vërshimeve dhe nevojat e qytetarëve të prekur. Ajo u takua me kryetarët e komunave, Ardian Gjini dhe Ekrem Kastrati, si dhe me disa nga familjet e evakuuara.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në situata emergjente, duke falënderuar ekipet e emergjencës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, zjarrfikësit, policinë dhe FSK-në për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre.





