Prokuroria e Prizrenit, e udhëhequr nga Kryeprokurori Petrit Kryeziu, ka nisur një operacion të gjerë ndaj dyshimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Në listën e të dyshuarve janë 45 qytetarë, drejtori ekzekutiv i BKS-së Sami Mazreku dhe drejtori i financave Valon Berisha, të cilët dyshohet se kanë shkaktuar dëm mbi 1 milion euro.
Sipas dyshimeve, përmes marrëveshjeve fiktive dhe transfereve bankare, një pjesë e madhe e mjeteve ka përfunduar te dy zyrtarët.
Bastisjet kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe po zhvillohen në disa qytete të Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 300 policëve nga njësitë për krime ekonomike dhe financiare.




