Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet e fundit të kompensohen, duke theksuar se shteti duhet të jetë në terren dhe pranë qytetarëve.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria sigurimin e fondeve emergjente, mbështetje për familjet, bizneset dhe bujqit, si dhe hartimin e një strategjie afatgjatë për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.




