Brendona Mujaj, e përfshirë në aksionin e gjerë të Prokurorisë për Krimet Ekonomike mbi dyshimet për keqpërdorime financiare në sektorin e sigurimeve, është ndaluar për 48 orë.
Sipas burimeve të Sinjalit, Mujaj ka deklaruar se është psikologe e punësuar në një institucion privat dhe ka të ardhura mujore rreth 450 euro, pa histori penale më parë. Hetuesit e kanë pyetur për transfere financiare të vitit 2023, në vlerë rreth 18 mijë euro, që dyshohet se kanë kaluar përmes një llogarie të lidhur me Byronë Kosovare të Sigurimeve. Ajo ka mohuar të ketë qenë palë e dëmtuar në aksidente trafiku gjatë vitit 2023.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë dokumentacionin financiar dhe lëvizjet bankare, me veprime të mëtejshme të pritura në ditët në vijim.




