Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ka pranuar përmes një deklarate të bërë tek avokati i tij se ka marrë mbi një milion euro në pagesa të dyshimta gjatë periudhës kur ishte në drejtim të BKS-së.
Berisha ka propozuar një marrëveshje me BKS-në për t’i kthyer paratë me këste, duke sugjeruar që kësti i parë të jetë 100 mijë euro. Ai gjithashtu merr përgjegjësinë për veprimet financiare të ndërmarra gjatë drejtimit të tij dhe thekson se punonjësit tjerë të Byrosë nuk kanë pasur njohuri apo ndikim në këto vendimmarrje.
Deklarata e Berishës vjen pas operacionit të madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ku u arrestuan edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, për keqpërdorime financiare dhe pagesa të pajustifikuara që arrijnë mbi një milion euro.




