Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, do të mbajë sot në orën 14:00 një konferencë për media lidhur me aksionin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë në Prizren, kati tretë, në Sallën e Takimeve, dhe do të prezantojë detaje mbi veprimet e ndërmarra nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës në këtë hetim.




