Moti i ligë ka goditur Stambollin, ku erërat deri në 100 km/h dhe shiu i dendur kanë shkaktuar probleme në trafikun ajror.
Një aeroplan që po zbriste në aeroportin Sabiha Gökçen u detyrua të ndërpresë uljen për shkak të kushteve të rrezikshme. Situata ka shkaktuar vështirësi edhe në qarkullimin rrugor, ndërsa momentet u regjistruan nga qytetarët.




