Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se në disa pika kufitare të Kosovës janë krijuar kolona dhe pritje të gjata për dalje nga vendi. Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata regjistrohen në Jarinjë deri në 90 minuta, në Merdarë deri në një orë, ndërsa në Dheu i Bardhë deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra, deri në 5 minuta. Ndërkohë, për hyrje në Kosovë, qytetarët po presin nga 1 deri në 10 minuta.




