Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se ende nuk dihet nëse partia e tij do ta propozojë Vjosa Osmanin për një mandat tjetër presidencial.
Ai tha se prioritet aktual mbetet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, ndërsa çështja e presidentit pritet të shqyrtohet në fazën e tretë, në muajt mars ose prill, duke theksuar se është herët për të dhënë deklarata për këtë temë.




