Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 42-vjeçari Riza Thaqi nga Prizreni, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar.
Pas publikimit të fotografisë së tij si person i zhdukur dhe falë informacioneve të ofruara nga qytetarët, policia ka arritur ta lokalizojë dhe t’ia dorëzojë familjarëve. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.




