Kosova po pret të shfrytëzojë mbi 1 miliard euro nga BE dhe Banka Botërore, por fondet mbeten të bllokuara prej mungesës së miratimit në Kuvend.
Plani i Reformave të BE-së siguron 882 milionë euro, ndërsa marrëveshjet me ANZH rreth 120 milionë euro. LVV-ja shpreson në bashkëpunim të opozitës për të mos kushtëzuar votimin e këtyre fondeve me çështjen e presidentit.
Afatet e fundit për hyrjen në fuqi të disa marrëveshjeve janë në shkurt 2026, ndërsa vonesat rrezikojnë nisjen e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve.




