Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton se ka marrë një sinjal nga sistemi RASFF për praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.
Lote të ndikuara janë 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia, prodhues Caseificio Coop “La Contadina” A.R.L., eksportues Cepparo S.P.A. dhe importues Premio SHPK.
AUV po ndërmerr masat për monitorimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu për sigurinë e konsumatorëve.




