Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, njoftoi se po monitoron nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.
Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe vendore, Strukturat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura për përballimin e përmbytjeve.
Begaj bëri thirrje për bashkëpunim dhe respektim të udhëzimeve për një evakuim të sigurt të banorëve të zonave të rrezikuara, duke theksuar se jeta e qytetarëve është mbi gjithçka.




