Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha për GazetaBlic se Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet Presidente e Kosovës. Ai kritikoi mungesën e neutralitetit institucional gjatë mandatit të saj dhe tha se Presidenca është shndërruar më shumë në një zgjatim të qeverisë sesa në një mekanizëm balancues të pushteteve.
“Rezultatet konkrete në politikën e jashtme kanë munguar, marrëdhëniet me aleatët strategjikë janë tensionuar dhe Kosova nuk ka avancuar në procese kyçe integruese,” shtoi Lekaj, duke theksuar se vendit i duhet një Presidente që bashkon shoqërinë, mbron Kushtetutën pa dallime politike dhe e përfaqëson Kosovën me kredibilitet ndërkombëtar.




