Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se dokumenti për garanci dypalëshe sigurie me SHBA-të është “në thelb gati” për finalizim me presidentin amerikan Donald Trump.
Marrëveshja synon të sigurojë angazhimin e SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë në rast të agresionit rus dhe është pjesë e një kornize paqeje pas përfundimit të luftës.
Zelensky kërkoi gjithashtu presion më të madh ndaj Rusisë pas sulmeve të fundit mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.




