Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance komentoi mbi vrasjen e Renee Nicole Macklin Good, 37-vjeçare, nga një oficer i ICE-së në Minneapolis, duke e përshkruar atë si një “të majtë të çmendur” që u përpoq të shtypte oficerin federal.
Vance tha se polici veproi për vetëmbrojtje dhe se pamjet tregojnë që Good e goditi oficerin me automjet. Ai shtoi se çdo demokrat që kandidon për Kongres ose presidencë duhet të përgjigjet nëse mendon se oficeri gaboi në mbrojtje të jetës së tij.
Ndërkohë, në vendin ku ndodhi ngjarja po zhvillohet një protestë, ku ka pasur përleshje mes protestuesve dhe oficerëve federalë.




