Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyqi, komentoi situatën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke thënë se edhe në shkurt ka pasur mundësi për formimin e institucioneve, por ka munguar vullneti politik.
Ai paralajmëroi një skemë krize që pritet të shfaqet në fund të shkurtit ose fillim të marsit, periudhë kur duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri i vendit. “Pushteti nuk ka numrat për të zgjedhur një president nga radhët e veta dhe i duhet mbështetja e një subjekti opozitar ose partneri për qeverinë”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se as rezultatet prej 50% të votave nuk e kënaqin kryeministrin Albin Kurti, duke shprehur shqetësim për qëllimet e tij që sipas tij shkojnë përtej qeverisjes.




