Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku, tha se nuk pret pengesa në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, përfshirë formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.
Megjithatë, ai paralajmëroi se sfidat mund të shfaqen në fazën e zgjedhjes së presidentit.
“Tashmë kanë nisur kalkulimet dhe pazaret politike lidhur me përzgjedhjen e presidentit, dhe hendeku mes qeverisë në ardhje dhe opozitës mund ta komplikojë procesin,” tha Maloku.
Ai shtoi se zhurma aktuale rreth zgjedhjes së presidentit mund të jetë artificiale ose mund të fshehë prapavijë politike, por pa dyshim ky proces do të jetë më i vështirë se formimi i institucioneve të tjera.




