Një automjet tip furgon me tre persona brenda ka mbetur i bllokuar mes dëborës në aksin rrugor Kukur-Rovje, në zonën malore të Gramshit, ku trashësia e borës arrin mbi 60 cm, duke e bërë rrugën të pakalueshme.
Personat, banorë të zonës, po ktheheshin nga puna drejt banesave të tyre kur u bllokuan. Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në mëngjes dhe vijojnë ende, ndërsa energjia elektrike mungon dhe rrugët janë të bllokuara.
Banorët e fshatit, të shqetësuar për gjendjen e të bllokuarve, kanë nisur kërkimin në këmbë, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente e strukturave për hapjen e rrugës dhe shpëtimin e personave.




