Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK nuk ka obligim as të qëndrojë në sallë dhe as t’i japë mbështetje Vjosa Osmanit për një mandat tjetër si presidente.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, ajo kritikoi Osmanin për njëanshmëri gjatë ushtrimit të detyrës, duke thënë se presidentja nuk ka luajtur gjithmonë rolin unifikues që kërkohet nga ky institucion. Sipas saj, për këto arsye, LDK do të marrë qëndrim politik në përputhje me përgjegjësitë dhe marrëveshjet që i konsideron të arsyeshme.




