Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçit për president nga LDK-ja ka qenë një “gabim i madh”. Duke folur në emisionin “Debat Plus”, ai tha se LDK duhet të jetë e vetëdijshme për veprimet e saj politike dhe pasojat që ato sjellin.
Mustafa theksoi se për zgjedhjen e presidentit është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike, duke shtuar se qëndrimi në sallë apo votimi kundër prodhon të njëjtin efekt, pasi krijon kuorumin. Ai nënvizoi se edhe në rast të synimit për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit, kryeministri Albin Kurti do të ketë nevojë për marrëveshje me partitë e tjera.




