Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare. Sipas njoftimit, mërgimtarët dhe qytetarët që po udhëtojnë drejt vendeve evropiane duhet të presin rreth 3 deri në 5 minuta në pikën kufitare të Jarinjës.
Gjendje e ngjashme e qarkullimit raportohet edhe në pikat e tjera kufitare, pa kolona apo vonesa të theksuara.





