Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk ishte pasojë e votës së diasporës, por e dështimit të partive opozitare për t’u mobilizuar.
Ai tha se Vetëvendosje ishte fituese edhe vetëm me votat e rezidentëve në Kosovë, ndërsa diaspora vetëm e thelloi fitoren. Sipas Kryeziut, opozita humbi sepse nuk ndërtoi terren, nuk mobilizoi struktura dhe u shkëput nga qytetarët, duke u fokusuar në rrjete sociale dhe paraqitje mediatike.
Në kontrast, ai theksoi se Albin Kurti ishte vazhdimisht në terren deri në ditët e fundit para zgjedhjeve, duke krijuar kontakt të drejtpërdrejtë me votuesit.




