Në moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së.
Lajmin e konfirmoi familja e tij, ndërsa i biri, Flamur Sadriu, njoftoi se detajet e varrimit do të bëhen të ditura më vonë.
Sadriu ka pasur një karrierë të gjatë publike dhe profesionale, duke përfshirë detyra si deputet i LDK-së, Ministër për Ekonomi dhe Financa, bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal dhe drejtor financiar në institucione të ndryshme.




