Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestat e vazhdueshme në Iran, duke deklaruar se regjimi i Ajotallahut është drejt rënies. Ai theksoi se populli iranian po kërkon ndryshim dhe po lufton për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut.
Hoxhaj shtoi se Kosova qëndron përkrah iranianëve të guximshëm dhe me krenari mbetet ndër shtetet e pakta që nuk mban marrëdhënie me regjimin aktual iranian, të cilin e cilësoi si “në largim”.




