Komanda Rajonale e KFOR-it–Perëndim, në bashkëpunim me ekipin CIMIC, ka dhuruar pajisje të avancuara teknologjike për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Dhurimi përfshin një skaner 3D, një printer 3D me kapacitet të madh dhe një prototip për riciklimin e materialeve plastike.
Këto pajisje synojnë të mbështesin kërkimin shkencor, inovacionin dhe qëndrueshmërinë, si dhe transferimin e njohurive drejt sektorit prodhues vendor. Aktiviteti është pjesë e angazhimit të KFOR-it për mbështetjen e institucioneve lokale në fushën e arsimit dhe trajnimit.





