Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për katër të pandehur, të arrestuar gjatë bastisjeve të djeshme në kuadër të hetimeve ndaj dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).
Kërkesa për paraburgim është bërë për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave, Valon Berisha, si dhe për F.S. dhe Y.Ç. Ndërkaq, për 35 të pandehur të tjerë është kërkuar masa e paraqitjes në stacion policor dhe ndalimi i afrimit ndaj personave apo vendeve të caktuara.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike, kanë përpiluar dokumente të falsifikuara dhe kanë mundësuar transaksione të jashtëligjshme, duke i shkaktuar BKS-së dëm në vlerë prej rreth 1 milion e 43 mijë euro.
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00, pas së cilës pritet të bëhen publike vendimet. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar para, ari, orë dore, aksesorë dhe pajisje elektronike




