Altin Dumanit i ka përfunduar mandati trevjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani shërben si prokuror i thjeshtë dhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e tij për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë, duke e lejuar të angazhohet si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Po ashtu, KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela si drejtues i Prokurorisë Tiranë për një mandat trevjeçar, që përfundon më 10 janar 2029.




