Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një individi në një lokacion afër Gjakovës, për të cilat dyshohet se i përkasin luftës së fundit. Sipas Ditor Halitit nga IML, veprimi është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Komisionin për Persona të Zhdukur.
Mbetjet janë dërguar në IML për ekzaminim dhe identifikim. Haliti njoftoi se gërmimet do të vazhdojnë në Rahovec dhe më pas në Klinë, ndërsa gjatë vitit të kaluar janë trajtuar 32 lokacione në kërkim të personave të zhdukur.




