Avokati Faton Fetahu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të 35 personave të ndaluar në rastin BKS, duke theksuar se mbajtja e tyre pas skadimit të afatit 48-orësh pa vendim gjyqësor përbën shkelje të rëndë ligjore.
Ai kritikoi gjyqtarin Fatmir Krasniqi për mosveprim dhe mungesë guximi profesional, duke paralajmëruar se kjo praktikë krijon precedent të rrezikshëm.




